Kryatari i Komunës së Çairit sot mori pjesë në në diskutimin e rëndësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, transmeton bashkë.tv
Postimi i plotë nga kryetari Çairit, Visar Ganiu: “Në takimin e sotëm të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku u diskutua për intensifikimin e masave kundër ndotjes së ajrit, si nënkryetar i BNJVL-së, mora pjesë në diskutimin e rëndësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të komunave për realizimin e masave të parashikuara në “Plani i Veprimit për Sezonin e Ngrohjes 2024-2025.” Zëvendësministrja Ane Laskoska, shefi i kabinetit Nedim Rama dhe drejtoresha e Inspektoratit të Mjedisit, Ivana Ginovska, theksuan se për të arritur një ajër më të pastër, është e nevojshme një bashkëpunim konstruktiv dhe mobilizim i të gjitha palëve të përfshira.
Në këtë drejtim, ishte e qartë se vetëm me intensifikimin e inspektimeve dhe kontrollove në sektorët që ndotin më shumë, si dhe me zbatimin e planeve afatshkurtra për reduktimin e ndotjes, mund të arrihet një përmirësim i situatës dhe një ajër më të pastër për të gjithë qytetarët.” – shprehet Ganiu në faqen zyrtare të facebook-ut.