Për protestën e profesorëve, përmes një komunikate kanë reaguar edhe nga VLEN. Nga atje fajësojnë BDI, për siç thonë me politikat e saj destruktive dhe anti-shqiptare, nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare, duke u përpjekur t’i nënshtrojë e poshtërojë.
“Sot profesorët e universiteteve shqiptare dolën në protestë pasi u ndjenë të poshtëruar karshi profesorëve të Universitetit “Kirili dhe Metodij” dhe atë nga dora e BDI-së, kryeministrit teknik Talat Xhaferi e nga Jeton Shaqiri.
BDI u rriti pagat profesorëve maqedonas, por nuk e bërë këtë për profesorët shqiptarë. E tani kur ata u ngritën në protestë përpiqen ta mbulojnë këtë poshtërim ndaj intelektualëve shqiptarë me arsyetime të ndryshme e gjoja me zgjidhje të kësaj çështje”! – thuhet në komunikatën e VLEN, transmeton TV21.