VLEN: Shuplakë diplomatike nga SHBA-të për pushtetin

Një tjetër shuplakë diplomatike nga partneri ynë më i rëndësishëm strategjik – SHBA. Partizimi i gjyqësorit ka një ekzekutues dhe formë që quhet BDI-zimi horizontal dhe vertikal i organeve të drejtësisë. Shembulli i fundit i kësaj është sulmi i orkestruar ndaj kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, i cili duhej të përfundonte me largimin e saj. Motivi i këtij linçimi partiak të BDI-së ishte refuzimi i krijimit të bazës ligjore për kthimin e Gruevskit nga Budapesti.

Nuk ka shtet ligjor, barazi para ligjit dhe drejtësi të pavarur me Ali e Drin Ahmetin, Bujar Osmanin e Artan Grubin dhe kuadrot e tyre të instaluar në drejtësi.

Prandaj, pas datës 8 maj, Koalicioni VLEN do të krijojë të gjithë mekanizmat e nevojshëm kushtetues dhe ligjorë për krijimin e një gjyqësori evropian.