Volkswagen shtyn prodhimin e fabrikës së baterive në Evropë, pas kërkesave jo të larta për vetura elektrike

Volkswagen Group ka shtyrë vendimin për një fabrikë të katërt të qelizave të baterive tani për tani duke përmendur kërkesën më të ulët se sa pritej për automjete elektrike në Evropë, tha CEO, Oliver Blume.

“Bazuar në kushtet e tregut, duke përfshirë rritjen e ngadaltë të tregut BEV në Evropë … për momentin nuk ka asnjë arsye biznesi për të vendosur për lokacione të tjera”, tha Blume në një deklaratë.

Volkswagen tashmë ka shtyrë një vendim një vit më parë kur po shqyrtonte vendndodhjet në Republikën Çeke, Hungari, Poloni dhe Sllovaki.

Kompania tha në fillim të këtij viti se nuk ishte me nxitim për të marrë një vendim.Telegrafi