Nuk mund të kishte rezultat më spektakolar, sidomos pas asaj humbjeje të pasuar në fundjavë, ndaj “Të Kaltërve” të Lazio, me “Bardhezinjtë” e Juventusit që kanë marrë menjëherë “hak”, duke i mundur kryeqytetasit, me rezultatin e pastër, 2 me 0, në sfidën e parë të vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Për djemtë e teknikut, Masimiliano Alegri golat erdhën në pjesën e dytë të sfidës, me dy “bomberët” e ekipit, Federiko Kieza e Dushan Vlahoviç, që gjetën rrugën e rrjetës, në minutat 50’ e 64’, duke e dërguar me “një këmbë”, në finalen e madhe, të këtij kompeticioni, skuadrën e tyre, që prej disa vitesh tashmë nuk ka arritur të sigurojë këtë trofe.
Për të “vulosur” zyrtarisht vajtjen në finale, “Zonja e Vjetër” duhet të ruajë avantazhin në 90 minutat e ndeshjes së kthimit, ndeshje e planifikuar për t’u zhvilluar, në mbrëmjen e 23 prillit, ndërsa si kundërshtar fituesi i këtij çifti do të ketë përballë fituesin e çiftit tjetër, Atalanta-Fiorentina.
https://nvcplayer.crazyvidup.com/player/html/uFIbADUFOU9Ui?popup=fromblocked&autoplay=1