Zv/Kryeministri i parë Mexhiti mirëpret ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, Jaroslav Ludva

Izet Mexhiti – Zëvendëskryeministri i parë në RMV:

Në një takim të përzemërt dhe jashtëzakonisht produktiv, sot pata nderin të mirëpres ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva.

 

Diskutuam gjerësisht për mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor midis dy vendeve tona, duke u përqendruar në zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në promovimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

 

Një temë kyçe e diskutimit ishte procesi i kalimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, i cili është vendimtar për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Ludva ofroi mbështetjen e tij të fuqishme për këtë proces dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për të ardhmen e përbashkët evropiane.

E në fund, me kënaqësi mora edhe urimet e sinqerta nga ana e ambasadorit për detyrën time të re, dhe ai garantoi mbështetjen e tij të plotë për vendin tonë, duke shprehur besimin se partneriteti ynë do të vazhdojë të forcohet dhe të sjellë përfitime të ndërsjella.

 

https://www.facebook.com/share/qDuiT7HmzLo4wvXe/?mibextid=oFDknk