Zvicra me Xhakën dhe Shaqirin, sërish kundër Serbisë

Në Paris u hodh shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2024/2025. Kombëtarja e Zvicrës ku janë edhe futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, sërish do të përballen me kombëren e Serbisë, ndaj të cilës kanë pasur mjaft sukses në garat e dy Botërorëve të fundit.

Grupi 4

Spanja

Danimarka

Zvicra

Serbia

Ndeshjet e këtij edicioni në Ligën e Kombeve nisin në muajin shtator.