Bashke

Armenia njeh shtetin e Palestinës

Armenia ka njoftuar njohjen e shtetit të Palestinës, transmeton Anadolu.

“Duke riafirmuar angazhimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të barazisë, sovranitetit dhe bashkëjetesës paqësore të popujve, Republika e Armenisë njeh shtetin e Palestinës”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Armenisë.

Ministria armene tha se më herët vendi ka mbështetur rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, ku Izraeli që nga tetori i kaluar ka vrarë të paktën 37 mijë palestinezë.

Ministria armene gjithashtu dënoi sulmet izraelite ndaj infrastrukturës civile dhe dhunën kundër popullatës civile.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë