Bashke

Automjetet ‘Made in Albania’, sipërmarrësja shqiptare: Prodhimi i makinave të para pas 2 muajsh

Kryeministri Edi Rama paralajmeroi krijimin e një shoqërie aksionere për prodhimin e makinave shqiptare, do t’i shërbejnë shtetit, kryesisht transportit të nxënësve. Në këtë projekt që synon të prodhojë makina për të mbuluar nevojat e shtetit, në të ardhmen edhe për eksport, është marrë ekspertiza e Arjeta Pucës, sipërmarrëses shqiptare që prodhon dhe shet automjete.

Sipërmarrësja shqiptare Arjeta Puca e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv u shpreh se automjetet do të përdoren për nevojat e shtetit. E pyetur se kur mund të kemi një mjet ‘Made in Albania’, Puca tha se kjo do të jetë e mundur pas ngritjes së kompanisë dhe menjëherë do të kemi prodhimin e parë, që mund të jetë një pranverë.

‘Do të jetë për çdo lloj konvertimi, ambulancë, zjarrfikëse. Më para i blinim, kishte kosto ekstra, tani do ti prodhojmë vetë. Çdo gjë do të jetë e qartë brenda dy muajsh, pasi do të krijohet kompania. Në Shqipëri është vështirë pasi shumë herë nuk gjen materiale bazike, por nëse do të bëhen në bashkëpunim me shtetin do të ketë një plan program.

Gjithmonë duhet të kemi stok dhe t’i llogarisim gjërat shumë mirë. Këto dy muaj do të hapet kompania dhe pastaj do të fillojnë prodhimet e para. Ne hasim këto vështirësi, do të duhet akoma kohë për këtë gjë të ketë kompani të ngjashme si ne dhe të kërkuara.’- tha Puca.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë