Bashke

Debatet televizive zbuluan ndërlidhjen e nëntokave mes Maqedonisë shqiptare dhe Kosovës

Arsim Zekolli

E parashikuar si instrument i fuqishem ne propagimin e BDI-se ne Maqedoni, debatet e numerta te televizioneve prishtinase duket se po arrijne nje kunder-efekt te paparashikuar. Vertet, ndoshta debatet e pernetshme do shtojne ndonje % pro BDI apo hjekin ndonje % nga VLEN, por kjo eshte irelevante ne krahasim me nus-efektet qe prodhojne ne krijimin e percepcioneve ne opinionin e Kosoves.

I cili tani eshte shum me i informuar per zhvillimet ne Maqedoni, ne kampin politik Shqiptar, se qe ishte para 6 muaj. Me i informuar, e megjithate jo teresisht i njoftuar me realitetet e ketushme, jasht parametrave te propaganda-analistave dhe mysafieve te ftuar.

Nus-efekti i ketyre emisioneve ka arritur te riformation veshtrimin e kosovareve mbi Shqiptaret ne Maqedoni, rolin e partive politike, raportet ne korrniza kombetare dhe ngjajshmerite qe egzistojne perbrenda korrnizes. Informimi per te bemat e BDI ja bejne te qarte kosovareve se PDK/AAK nuk jan ekcese, por pjese e perbashket e nje mentaliteti post-lufte te bazuar ne abuzim te imazhit te luftes nga klika kriminogjene ne krye te partive. Informimi mundeson qe kosovaret te krahasojne retorikat identike mes PDK/AAK dhe BDI/PDSH ne manipilum me ceshtjen kombetare, raportet me partneret e jashtem, urrejtjen e perbashket ndaj retheve urbane, abuzimi cinik i ceshtjeve fetare, nderlidhjet me qarqe serbe ne biznes dhe politik.

Thene shkurt, ne tentative per te mbrojtur BDI/PDSH, mediat e Prishtines vetem se shpalosen nderlidhjet e nentokave mes Maqedonise Shqiptare dhe Kosoves. Gje qe deshmohet edhe me shtimin e interesimit te “gazetareve investigativ” per partneritetin joformal ne pastrim parash – nga partite kosovare ne Shkup dhe nga partite Shqiptare ne Prishtine. Pjese perberese e ketij interesimi perfshine edhe korelacionet e figurave gazetareske te favorizuara nga Prishtina ne Shkup si dhe favorizimi i “gazetareve” BDI ne media te Prishtines.

Sdq, ky raund zgjedhor hap nje kaptine te re ne raportet Maqedoni – Kosove, jasht suazave te deritanishme post-2001 dhe rikthim ne paramterat para luftes 1999. Shqiptaret e Maqedonise qe moti i dijne rregullat e lojes dhe natyren e lojtareve politiko-mediatik ne Kosove. Tani Kosova ka rastin te meson per natyren dhe ftyren e vertet te partive BDI/PDSH dhe mediat e tyre partijake.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë