Bashke

Distria e Nora në mesin e yjeve në “Parisi 2024”

Edhe gjashtë ditë kanë mbetur deri në nisje të Lojërave Olimpike në Paris. Dhe faqja “Olympics” ka bërë një analizë të xhudistëve pjesëmarrës.

Në mesin e shumë emrave të mëdhenj të historisë së xhudos, “Olympics” ka përfshirë edhe Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.

Sipas faqes zyrtare të Lojërave Olimpike, Krasniqi e Gjakova janë prej xhudisteve që duhet përcjellur përgjatë Olimpiadës verore.

“Xhudistet e Kosovës do të synojnë më shumë medalje ari, me kampionet Olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, që është ngritur në kategori. Kosova ka tri medalje Olimpike, të gjitha të fituara nga vajzat, dhe të gjitha nga sporti i xhudos”, ka shkruar “Olympics” të shtunën.

Majlinda Kelmendi ishte xhudistja e parë që fitoi medalje Olimpike. Ajo të artën e fitoi medaljen ngjyrë ari në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit në vitin 2016. Garoi në kategroinë deri në 52 kilogramë.

Në Tokio 2020, xhudistet e drejtuara nga kryemjeshtri Driton Kuka, fituan edhe dy medalje tjera të arta. Distria Krasniqi, që në Paris do të garojë në kategorinë deri në 52 kilogramë, triumfoi në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Ndërkohë, Nora Gjakova ishte fituese e të artës në Olimpiadën e Tokios në Japoni, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kosova në “Paris 2024” do të përfaqësohet me nëntë sportistë, gjashtë prej tyre me normë e tri me ftesë të universalitetit.

Xhudoja ka pesë norma të fituara e boksi një tjetër.

Xhudoja përfaqësohet edhe nga Laura Fazliu, Loriana Kuka e Akil Gjakova, kurse boksi nga Donjeta Sadiku.

Gresa Bakraçi do të garojë në atletikë, kurse Hana Beiqi dhe Adell Shaboviq në not.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë