Drejtori i Milanit, Geoffrey Moncada është parë në tribunat e stadiumin “Renato Dall’ara” dhe thuhet se e ka ndjekur personalisht nga afër sulmuesin e Bolognas, Joshua Zirkzee.
Kuqezinjtë janë qartësisht në treg për një qendërsulmues të ri, pasi ende janë duke u mbështetur kryesisht te veterani Olivier Giroud, por nuk pritet të investojnë shumë deri në afatin kalimtar të verës.
Zirkzee ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës së Bolognas të Thiago Mottas këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë katër asistime në 20 ndeshje në të gjitha garat.
Puna e tij ka ndihmuar klubin të ngjitet në pjesën e sipërme të tabelës së ligës, duke i vënë ata në garë për një vend evropian.
Sipas mediumit Calciomercato.com, drejtori i Milanit, Moncada e vëzhgoi nga afër Zirkzeen teksa Bologna u përball me Genoan në ndeshjen e tyre të së premtes mbrëma në Serie A, i etur për ta parë personalisht sulmuesin në veprim.
22-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro në kontratën e tij, por ajo është e vlefshme vetëm për Bayern Munich, klubin që ai u largua për në Bologna në gusht të 2022.
Rossoblutë gjithashtu nuk janë të hapur për shitje në afatin kalimtar të dimrit, që do të thotë se Milani dhe Napoli i interesuar do të duhet të presin deri në verë.