Bashke

Durmishi: Po nisim një proces të ri të rimëkëmbjes ekonomike

Kandidati i propozuar nga VLEN për Ministër të Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi sot ka prezantuar prioritetet e udhëheqjes së këtij dikasteri në mandatin katër vjeçar të qeverisë VMRO-VLEN.

Durmishi theksoi se koalicioni VLEN ka programin e saj të qartë për zhvillim ekonomik, program ky i cili është inkorporuar edhe në programin e Qeverisë së re.

Ai tha se me qeverinë e re po fillojmë një proces të ri të zhvillimit dhe rimëkëmbjes ekonomike.

“Nga sot po e lëmë pas epokën e shkatërrimit ekonomik, epokën e zhvatjes ekonomike, epokën e monopolit ekonomik dhe atë të oligarkisë, për të nisur një proces të ri të zhvillimit ekonomik dhe të rimëkëmbjes ekonomike.” – deklaroi Durmishi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë