Bashke

Edhe një humbje për BDI-në: Gjykata Administrative refuzon ankesën e Frontit Europian

Gjykata Administrative njofton se më 29 maj 2024, ora 23:30, këshilli gjyqësor për rastin URP nr. të formuar pas padis së ngritur nga Fronti Europian për zgjedhjet kuvendare 2024, kundër vendimit me numër UJP1 10-33 nga data 27.05.2024 të KSHZ-së, ka marrë vendim të cilën e ka refuzuar.

“Padia e paditësit Koalicioni “FRONTI EUROPIAN” Udhëhequr nga BDI, Lëvizja Popullore, Partia Demokratike Shqiptare, Partia Demokratike Evropiane, Partia Demokratike e Turqve, Partia Politike Bashkimi i Romëve, Partia Lidhja Demokratike Boshnjakëve–BDS) Fushata zgjedhore – Zgjedhjet parlamentare 2024, në Njësinë zgjedhore 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6, kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut UP1.Nr.10-33 të datës 27.05.2024 është refuzuar si e pabazë”, njoftojnë nga Gjykata Administrative.
Padia është bazuar në vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për rivotimin në Zhelinë, në vendvotimin 2101 në fshatin Llërc.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë