Bashke

Elon Musk “përplaset” me shefin e AI të Meta-s pas përpjekjeve për të rekrutuar punëtorë për xAI

Elon Musk ka nxitur një “përplasje” të radhës me shefin e AI të Meta-s, Yann LeCun.

Dhe shkencëtari kryesor i Meta-s për inteligjencën artificiale, u përgjigj ndaj Musk në X të hënën për përpjekjen e tij për të rekrutuar punëtorë të AI për firmën e tij xAI, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dyshja janë përfshirë në një grindje të re që kur xAI i Musk njoftoi të dielën se kishte mbledhur 6 miliardë dollarë në një raund të ri financimi.

Të hënën, Musk postoi një thirrje për punonjësit e teknologjisë për t’u bashkuar me kompaninë e tij.

“Bashkohuni në xAI nëse besoni në misionin tonë për të kuptuar universin, i cili kërkon ndjekje maksimale rigoroze të së vërtetës, pa marrë parasysh popullaritetin ose korrektësinë politike”.

E LeCun, i cili është “grindur publikisht” me Musk edhe në të kaluarën, u përgjigj shpejt ndaj postimit të Musk.

“… Më pëlqejnë makinat e tij, raketat e tij,… (Por) nuk më pëlqen politika e tij hakmarrëse,…”, ka thënë ndër tjerash ai.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë