Francesco Camarda ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm me e ekikin e dytë të Milan-it, pavarësisht se kuqezinjtë janë kapur nga Sassuolo në 6 minuta nga 3-0 në 3-3.
Sulmuesi 16-vjeçar ka dërguar në rrjetë topin me një goditje me kokë mbresëlënëse.
Një gol ‘alla Van Basten’ kur në 1989-ën në Bernabeu kundër Real Madrid, issh-sulmuesi i Milan-it realizoi një nga golat më legjendarë të karrierës së tij.
Edhe para se topi të përfundonte në rrjetë një nga shokët e tij të skuadrës kishte vënë duart në kokë. Nuk mund të mendonte se Camarda do të arrinte të koordinohej në atë mënyrë dhe të shënonte.
𝐌𝐚 𝐜𝐡𝐞 𝐠𝐨𝐥 𝐡𝐚 𝐟𝐚𝐭𝐭𝐨⁉️😍
Un altro gol meraviglioso di Francesco #Camarda 💎 Il classe 2008 del #Milan sigla la rete del 3-0 con un vero e proprio gol capolavoro🔴⚫️@acmilanyouth @acmilan #Primavera1TIM #Sportitalia pic.twitter.com/KJtOej169n
— Sportitalia (@tvdellosport) February 10, 2024