Bashke

Izet Mexhiti: Incidentet pasojë e politikës së Ali Ahmetit përçaj e sundo!

Në edicionin e lajmeve qëndrore të TV ALSAT M mysafir ishte kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, i cili mes tjerash tha: “Një prej faktorëve që Ali Ahmeti është gjatë në qeveri është se i është përmbajtur maksimës përçaj e sundo, tash është nervoz me veprimet dhe qëndrimet, edhe ai edhe rrethi i tij, sepse nuk arriti ta përçajë opozitën shqiptare.”

Sipas tij, është hera e parë që Ahmeti futet në zgjedhje me opozitë të konsoliduar, opozitë të bashkuar, opozitë me një platformë, një program.

“Tjetra është se jo vetëm qeverinë, por edhe BDI-në Ali Ahmeti e ka mbajtur me këtë maksimë përçaj e sundo. Nëse i merrni dhe analizoni 34 degët e BDI-së, çdo degë ka minimum nga dy fraksione, dy pale, Tetovës që ju ka frigu më shumë e ka mbajt me 5-6 fraksione, pra përçaj e sundo, sepse ideja e Ali Ahmetit është e njejtë, edhe në Haraçinë, edhe në Çair, edhe në Kumanovë, dmth përçaj e sundo, mos të merren me politikat lartë dhe me Ali Ahmetin, por merren mes vete, dhe i merr votat e dy palëve, prandaj ndodhi vrasja në Kumanovë me komandant Shqiponjën, për të njejtën arsye ndodhi edhe vrasja e dytë në Kumanovë, kjo është hera e tretë që ndodh në Haraçinë, dhe s’është hera e parë, sepse incidentit i parapriu rrahje në komunë, u bë thirje për ta menaxhuar situatën, por Ahmetit dhe atyre përreth nuk ju konvenon unifikimi se atëherë do merren me qendrn. Kështu do të meren me veten dhe këto janë pasoja të politikave të gabushme dhe jonjerëzore të Ali Ahmetit”, deklaroi Mexhiti.(INA)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë