Bashke

Jasir Asani me klub të ri, pjesë e futbollit gjerman

Jasir Asani është i destinuar të lërë Korenë e Jugut dhe të rikthehet në futbollin evropian. Për sulmuesin kanë shfaqur interes disa klube, mes të cilave edhe Diseldorfi në Gjermani.

Agjenti i Asanit, Aleksandar Javkov ka ‘trazuar ujërat’ duke publikuar një video nga stadiumi i gjermanëve, ku shihet në bisedë me disa zyrtarë të klubit dhe me mbishkrimin “Loading Jasir Asani”.

Duket se më në fund Guangju është bindur dhe me shumën e duhur do lërë Jasirin të lirë, teksa Diseldorf luan në play-off për të siguruar një vend në Bundesligë me Bohumin, raund që do jetë me dy ndeshje.

Me gjasë, për shkak se Diseldorfi ende nuk e ka siguruar vendin në elitën e futbollit gjerman, Asani me përfaqësuesit e tij nuk kanë vendosur firmën në kontratë për të zyrtarizuar kalimin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë