Bilall Kasami gjatë prezantimit të bartësve të listave të koalicionit dhe të programin “Plani 2030” në Tetovë tha se koalicioni VLEN në qeverisje garanton praktika europiane të decentralizimit, më shumë autonomi fiskale dhe më shumë fuqi vendimmarrëse dhe kompetenca për komunat tona, përcjell TV21. Kasami tha se kjo zotohen për më shumë zhvillim dhe më shumë barazi për qytetarët.
“Ne do të ri shohim ligjin që parasheh që 1% i PBV-së të alokohet për zhvillim të barabartë rajonal. Do të zbatohen programe specifike për rajonet planore më pak të zhvilluara nga FIZHT dhe do të rriten kompetencat e komunave në menaxhim me pasuritë natyrore si uji, pyjet dhe mineralet”, theksoi Kasami.