Bashke

Kërkohet arrestimi i Netanyahut për krime lufte

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Karim A. A. Khan ka kërkuar udhërarrest për kreun e Qeverisë së Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ministrin e Mbrojtjes të Izraelit Yoav Gallant, nën dyshimet për krime lufte të kryera në Palestinë.

“Ka shkaqe të arsyeshme për të besuar se kryeministri izraelit Netanyahu dhe ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant mbajnë përgjegjësi penale për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit të kryera në Shtetin e Palestinës”, tha Khan.

Krahas anëtarëve të kabinetit izraelit, prokurori në fjalë kërkon urdhërarrest edhe për tre drejtues të Grupit të Rezistencës – Hamasit, për të cilët dyshon për krime lufte, përkatësisht për Yahya Sinwar, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri (Deif) dhe Ismail Haniyeh.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë