Real Madrid dhe Bayern Munchen, i kompletuan mbrëmë çiftet gjysmëfinaliste të UEFA Champions League.
Këto dy skuadra pikërisht do të përballen me njëri – tjetrin.
“Los Blancos” në çerekfinale e eliminuan Manchester Cityn, derisa Bayerni e eliminoi Arsenalin, njofton Klankosova.tv
Ndërkaq të marten, gjysëmfinalen e siguruan edhe Borusia Dortmund dhe PSG, të cilat eliminuan Atletiko Madridin, respektivisht Barcelonën.
Ndeshjet e para zhvillohen me 30 dhe 1 maj, derisa ato të kthimit me 7 dhe 8 maj.