Bashke

Kjo është deklarata e nënshkruar nga Lidhja Europiane për Ndryshim në Tetovë (Dokument)

Mbrëmë me një tubim në Tetovë Lidhja Europiane për Ndryshim ku bëjë pjesë Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike edhe zyrtarisht e kanë nënshkruar deklaratën e bashkëpunimit nën emrin “Lidhja Europiane për Ndryshim”.

Kasami arsyetoi bashkimin e tre partive opozitare si kërkesë dhe nevojë e qytetarëve, të cilët sipas tij, kërkojnë ndryshim, barazi të plotë. Nga ana tjetër Gashi theksoi se pushteti aktual në Maqedoni për rreth 20 vite e ka refrenin plot me intregrim, ndërsa, siç thotë ai, strofat i ka të mbushura me korrupsion. Ndërsa Mexhiti tha mes tjerash se qeveria e Maqedonisë, sot më 28 Nëntor, ka dhënë dy koncesione të reja përmes Lotarisë së Maqedonisë, përcjell KlanM. Sipas Mexhitit, qeveritarëve shqiptarë iu pengon aktivizimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoni, ndërsa nuk iu pengon vizita e ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Ja deklarata e nënshkruar mbrëm nga Lidhja Europiane për Ndryshim. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë