Bashke

Komandant HOXHA: Shumë ja VLEN Ndryshimi

Xhezair Shaqiri -Hoxha

Po thonë e do të thonë se pse Komandant Hoxha po thotë nuk jam në parti politike por po sulmon ashper BDI-në.
Po ua përkuitoj pse.
Në vitin 2000 më bën atentat sot jam gjallë kurse A.A i jep rrogë vrasësit tim në qeveri.
Në 2006 PDSH më lëshon akuzë e unë dal në Tanushë që mos temë nënçmonin e ju heshtët a votat ua dhatë horrave
Më 2007 policia sulmon Tanushën dhe më pak se 30 minuta largohen në panik nga mbrojtja e hekurt e ish UÇK-së Po ua përkuitoj se Zëvendës Ministri i Policisë i asaj kohe Rafet Elmazi dha doreheqje jo pse sulmoi Tanushën por pse nuk pati sukses e Menduh Thaçi nuk i’a pranoi dorëheqjen por i dha urdher Rafetit famekeq i cili pati vra Komandant Telin me shokë e sulmoi fshatin Brodec, vrau disa të rinj shqiptar dhe doli e tha se aksioni u kry me sukses.
Unë pata edhe 3 sulme nga me shumë se qindra policë special e smundln me arritë suksesin të futen në Tanushë e juve prapë i’u dhashë vota e nuk thoshit votat po ua japim por lene rahat Komandanti e Tanushës.
Mua nuk ma la baba im këtë bela me pushtetin por për ju 10 vite i kalova në bjeshkët e Karadakut larg fëmijëve të mi e ju tendera, punësime ,kontrata e lek merrnit pa u shqetësuar për mua e fëmijët e mi, ju më mbajtët PDSH e BDI në mal 10 vjet.
Erdhi Zaevi në pushtet e ai si gjithë politikanët e bëri kalkulimin me Tanushen o duhet sulmuar o bërë marrëveshje dhe kuptohet edhe mua me konvenoi të kem një marërveshje jo për përkrahje me vota por që të kthehem në Shkup te familja.
E ju me partitë tuaja e mediat u çutë peshë pse unë të marr një rogë si keshilltar i Zaevit,jo që Zaevi më pyet peëër siguri por ati i konvenonte që të më ketë parasysh e mos të ketë probleme e mua po ashtu me konvenonte të pushoi se edhe vitet e bënin të veten të kthehem tek familja.
E tani ju prapë për një pazar nënçmues përkrahni vrasesit e UÇK-së ,pro proceseve të montuara etj, dhe aspak nuk e çanin kokën çka do të ndodh për ne si ish UÇK.
Mua me vjen mirë kur VLEN të fiton e Horrat të humbin e kurrë mos ndëgjofsha mirë për PDSH e BDI.
Ja vlen me fitu VLEN sepse jemi më të sigurt me familjet tona.
Siç po e shoh unë BDI e PDSH dhe Sarillëku sa do deputet të kenë, po thua se gjysma e tyre do të jen të pa vlefshëm për qeverinë e ardhshme sepse kanë dosje kriminale nëpër fjoka duke i pritur proceset gjygjësore të pa shmangshme.

P. S ,,Vitin 2009 kur Sasha lunte me gjithë ju unë e pata kërcënuar me ndërmjetësues. Thuni Sashës mos mendo që je i pa prekshëm e ai ma pat kthyer.. ..Mos u mer me mua,, T’voite te derzhat Gore ne jas PDSH-BDI.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë