Bashke

Krijuesit e YouTube tashmë mund të ndërprenë komentimin

Seksionet e komenteve mund të jenë një vend për komunitetin por shpeshherë edhe hapësirë armiqësore ku shpejtësia e përgjigjeve mund të shndërrohen në një sfidë moderimi.

YouTube po përpiqet të gjejë një balancë duke lançuar më shumë kontrolle për krijuesit, veçanërisht opsionin për të ndërprerë komentet.

Kompania e testoi prej disa kohësh veçorinë ndërsa tashmë po e bën të disponueshme për të gjithë. Opsioni për të ndërprerë komentet i lejon komentet ekzistuese të shfaqen por nuk lejon llogari të tjera të bëjnë më shumë komente.

Më përpara krijuesit mund të çaktivizonin komentet nga kanali i tyre ose të rishikonin secilin prej tyre përpara postimit. Opsioni për ndërprerjen e komenteve ju jep mundësi krijuesve të ndalojnë grumbullimin e komenteve negative.

Së bashku me opsionin e ri, YouTube riorganizoi dhe riemëroi disa prej opsioneve të konfigurimit të komenteve. Krijuesit do të kenë tre zgjedhje: On, Pause dhe Off.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë