Bashke

LEN: BDI-ja, mashtrim me kryeministrin shqiptar

Ndërkohë Lidhja Evropiane për Ndryshim thotë se BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ.

Opozita shqiptare thekson se është pro që të ketë kryeministër shqiptarë. Por kundër kryeministrit shqiptar është vetë BDI, e cila mundësinë e humbi katër vite më parë kur i mashtroi shqiptarët që ta votojnë Naser Ziberin, ndërsa BDI e votoi në Kuvend për kryeministër Zoran Zaevin e më pas Dimitat Kobaçevskin.

LEN vlerëson se BDI-së nuk i interesojnë pozitat e larta shtetërore për të punuar në interes të shqiptarëve dhe të shtetit, por vetëm për të manipuluar opinionin dhe për të vjedhur, e për të sjellë investitor për kazino e bastore nga Serbia dhe Rusia.

Sipas opozitës me kryeministrin teknik, BDI mashtron dyfish shqiptarët. BDI sipas Lidhjes Evropiane për Ndryshim ka propozuar kandidat për kryeministër shqiptar një person i cili nuk do të ketë asnjë kompetencë, por do të jetë kukull në karrigen e kryeministrit, sa për të organizuar zgjedhjet./Alsat.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë