Bashke

LEN: BDI-ja po u bën presione administratorëve

Lidhja Evropiane për Ndryshim thonë se shqetësime të shumta kanë arritur nga ana e qytetarëve të cilët janë ankuar për presione të vazhdueshme nga ana e drejtuesve të institucioneve për të shkuar nëpër tubimet partiake të BDI-së. Sipas LEN, pagën që me shumë mund e fitojnë të punësuarit detyrohen t’ua kenë borxh të fortëve të partisë në pushtet. Nga opozita shqiptare theksojnë se presioni më i ri vjen përmes paralajmërimit për trajnime dhe testime rigoroze ndaj administratorëve.

“Natyrisht që ne jemi për avancimin e diturive të të punësuarve, trajnimin e tyre, por këto vendime, tani, paraqesin vetëm presion për nëpunësit administrativ. Këto lloj vendimesh, para zgjedhjeve, nuk janë asgjë më shumë se edhe një mekanizëm komunist për të shantazhuar, kushtëzuar e frikësuar të gjithë të punësuarit në administratën e shtetit. Fatkeqësisht, kësaj shtrese, që u mohohet përparimi në karrierë duke i mbajtur me dekada bashkëpunëtorë të rinj, përpos problemeve të mëdha me inflacionin dhe varfërimin e popullatës, tanimë po u vendohet edhe një ngarkesë shtesë, edhe një kërcënim shtesë, që nëse nuk mendojnë dhe nuk bëjnë siç thotë partia, do i largojnë edhe nga puna, do ua ndalojnë edhe rrogën që e dërgojnë në shtëpi për fëmijët dhe familjet e tyre, duke rikthyer diferencimin politik si në kohën e komunizmit!”, deklaroi Fejsal Beadini – LEN.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë