LEN përkujton kryeministrin teknik, Talat Xhaferi për ndryshimet kushtetues edhe mundësin për heqjen e emërtimit ofendues për gjuhën shqipe. Orhan Murtezani krahas kësaj çështje përmendi edhe luftën kundër korrupsionit. Megjithatë sipas tij nëse kryeministri teknik nuk ka fuqi për dy të parat atëherë si çështje më të lehtë i propozon zgjidhjen e arsimit shqip në Komunën e Çashkës.
Të fundit
- VLEN: BDI non grata mbeti e vetmuar, e në prag të shkatërrimit
- Mexhiti: Interpelanca tregoi se edhe brenda Frontit Evropian kemi mbështetje, për Stoilkoviqin e dhamë një mesazh
- Reagimi epik i Florentino Perez pas debaklit që pësoi Real Madridi ndaj Barcelonës
- Komunikacioni në kushte dimri, ndalesë për kamionë në disa drejtime rrugore
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut
- Xhemaludin Xhaferoski zgjedhet Kryetar i Degës së Lëvizjes Demokratike për Komunën e Dollnenit
- Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
- Arsenali theu rregullat e FA Cup në derbin ndaj Man Utd me një gjest të pahijshëm
- Komuna e Çairit me efikasitet të lartë po pastron rrugët nga bora
- Grubi ka ngrënë qebapë për 20 mijë euro
Meqë disa herë jo vetëm opozita shqiptare, por edhe partitë shqiptare në pushtet janë deklaruar se ato duan që të hiqet emërtimi ofendues për gjuhën shqipe nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, kjo është një mundësi e mirë që ai tani të propozoj që këto ndryshime edhe të ndodhin. Në këtë mënyrë ai mund të mbetet në histori dhe ta bëjë vërtetë historinë. Përveç kësaj meqë Maqedonia e Veriut prioritet të rëndësishëm e ka luftën kundër korrupsionit, ai ka mundësinë ideale që të propozoj amendamentin për sanksionimin kushtetues për luftën kundër korrupsionit. Kjo është një mundësi e artë që ne tu paraprijmë vlerave evropiane dhe të dëshmojmë se të gjithë jemi të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit…Nëse kryeministri teknik nuk është në gjendje që të zgjidh dy çështjet e para, atëherë si çështje më të lehtë i propozojnë zgjidhjen e arsimit shqip në Komunën e Çashkës. Kushtetuta e garanton, ligji për arsimin fillor është shumë i qartë se ky është një detyrim, pasqyra demografike e kësaj komune është e qartë. Mjafton që vetëm kryeministri teknik të ketë guxim dhe kjo punë kryhet. Ja disa detyra të vogla që Talat Xhaferin mund ta bëjnë vërtet të madh”, deklaroi Orhan Murtezani, LEN.
Postimi i kaluar
Lëvizja BESA: Llopata e parë e “kryeministrit teknik” në Sellcë – mashtrimi i parë i tij!
Postimi tjetër
Ju gjithashtu mund të pëlqeni