“Viti i ri ka filluar me zhvatje të re të qytetarëve nga pushteti i kriminalizuar në ikje, e kësaj radhe edhe përmes faturave të rrymës”, akuzojnë nga Lidhja Evropianë për Ndryshim. Sipas tyre qeveria po i godet qytetaret edhe më shumë duke e shtrenjtuar energjinë elektrike në mënyrë drastike.
Të fundit
- Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti: Vendim historik, 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”
- Agjencia për Zbatimin e Gjuhës: Gjuha shqipe është zyrtare në RMV, deklarata e Kostadinovskit është aventurë e rrezikshme
- Mexhiti: Jemi të përkushtuar të mbështesim çdo shqiptar që dëshiron të kthehet dhe investoj
- VLEN reagon ndaj deklaratave të kryetarit të Kushtetueses për Ligjin për Gjuhët: Nisma është përpjekje për grusht shteti
- VLEN: A po dëshiron Ahmeti të mbrojë krimin familjarë në rrugë?
- De Gea heroi i Fiorentinas, ekipi italian kualifikohet në Ligën e Konferencës
- Autostrada Shkup-Bllacë, Zekolli-Shaqiri: Brenda dy muajve dy kilometrat e para do të hapen për qarkullim
- Mësohet se kush do të jetë “pensionisti” i tretë nga kombëtarja e Shqipërisë
- Zvicër, zbulohet fosili më i vjetër i grerëzave në botë
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut
“Pra të nderuar, në momente kur qytetarët gjenden buzë ekzistencës dhe fukarallëku po rritet qeveria e korruptuar po i godet edhe më shumë duke e shtrenjtuar energjinë elektrike në mënyrë drastike. Kjo gjë do të dëshmohet më së miri nga faturat që pritet të mbërrijnë tek qytetarët. Të shkojmë me sqarim më të detajuar që të na kuptojë secili qytetarë: Kjo ngrohëse harxhon 2 kilovat në orë, të supozojmë se këtë një familje e përdor 12 orë në ditë dhe rezulton se brenda muajit harxhon 720 kilovat dhe me automatizëm kjo amvisëri renditet në bllokun e tretë të harxhuesve të rrymës elektrike, që kanë rritje të dukshme të çmimit të energjisë elektrike përkundër gënjeshtrave të qeveritarëve se çmimi i rrymës është ulur. (2:24) Sa për sqarim, a e dini se cilët shfrytëzues kanë lirim të rrymës elektrike – lirim kanë vetëm ata që tanimë i kanë braktisur shtëpitë e tyre se edhe po ti ndiznin poçet e dritës do ta tejkalonin bllokun e parë”, tha Fari Hiseni – nga Lidhja Evropianë për Ndryshim.
Postimi i kaluar
Liderët e Lidhjes vazhdojnë takimet me kongresmenë në Uashington
Postimi tjetër
Ju gjithashtu mund të pëlqeni