Bashke

Lëvizja Demokratike: Banorët e Komunës së Likovës në prag të katastrofës ekologjike

Lëvizja Demokratike thotë se banorët e Komunës së Likovës, përkatësisht të fshatrave Llojan e Vaksincë janë në prag të një katastrofe ekologjike me përmasa të papara, dhe për këtë akuzon BDI-në. Sipas LD-së burimet e ujit të pijshëm, ajri dhe tokat janë të mbushura me sasi të larta të arsenit dhe të metaleve të tjera të rënda që po përhapen nga miniera lokale dhe nga deponia. Sipas kësaj partie banorët e Llojanit dhe Vaksincës janë të rrezikuar nga ndotja masive, ndërsa më të prekur janë fëmijët të cilët mësojnë në shkollën lokale që gjendet vetëm 100 metra larg deponisë.

“Banorët e fshatrave Llojan dhe Vaksincë janë të rrezikuar nga ndotja masive, me një rritje të shqetësuese të rasteve të sëmundjeve të rrezikshme dhe pasojave afatgjate, ndërsa më të rrezikuar janë fëmijët tanë, sepse Shkolla Fillore “Rilindja” në Llojan është vetëm 100 metra larg deponisë përplot me arsen. Fëmijët tanë po rriten nën hijen e një ndotjeje masive, duke e bërë çdo moment një rrezik potencial për shëndetin e tyre. Ndërsa sëmundjet e frymëmarrjes, kanceri dhe alergjitë po shpërthejnë me një intensitet të shpejtë, veçanërisht te fëmijët tanë të pafajshëm, ndërkohë që qeveria e BDI-së ka vetëm një dert, hapjen e kazinove!”, tha Halil Ibraimi, Lëvizja Demokratike.

https://fb.watch/poZdTr_xJ5/?mibextid=Nif5oz

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë