Të fundit
- Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti: Vendim historik, 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”
- Agjencia për Zbatimin e Gjuhës: Gjuha shqipe është zyrtare në RMV, deklarata e Kostadinovskit është aventurë e rrezikshme
- Mexhiti: Jemi të përkushtuar të mbështesim çdo shqiptar që dëshiron të kthehet dhe investoj
- VLEN reagon ndaj deklaratave të kryetarit të Kushtetueses për Ligjin për Gjuhët: Nisma është përpjekje për grusht shteti
- VLEN: A po dëshiron Ahmeti të mbrojë krimin familjarë në rrugë?
- De Gea heroi i Fiorentinas, ekipi italian kualifikohet në Ligën e Konferencës
- Autostrada Shkup-Bllacë, Zekolli-Shaqiri: Brenda dy muajve dy kilometrat e para do të hapen për qarkullim
- Mësohet se kush do të jetë “pensionisti” i tretë nga kombëtarja e Shqipërisë
- Zvicër, zbulohet fosili më i vjetër i grerëzave në botë
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Lidhja Europiane për Ndryshim me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit organizuan protestë para Qendrës Tregtare “Soravia” ku ata deklaruan se korrupsioni ka emër të përveçëm.
Deklarata e plotë:
“Të dashur qytetarë, sot – me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit – ne, rinia e Lidhjes Europiane për Ndryshim, jemi këtu para Qendrës Tregtare “Soravia”, që tashmë njihet si Qendra Tregtare “Ali Ahmeti”, që në mënyrë simbolike, përmes këtij aksioni dhe bllokimit të kësaj rruge, ta tërheqim vëmendjen e opinionit dhe të deklarojmë se korrupsioni ka emër të përveçëm.
Duke qenë në këtë ditë, kur Kombet e Bashkuara e shënojnë 20-vjetorin e Deklaratës për Luftë Kundër Korrupsionit, me të cilën kanë deklaruar se arsye e problemit të moszhvillimit në botë është pikërisht korupsioni, kjo na e kujton listën e Transparency International, ku Maqedonia e Veriut çdo vit shënon rënie.
E si mos të jetë kjo rënie dhe si mos të jetë kjo shkallë e korrupsionit, kur vetë kreu i partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim përfolet si pronari real i kësaj qendre tregtare që kap vlerën e disa miliona eurove? Natyrisht, ai nuk është as i vetmi, as i pari e as i fundit. Ali Ahmeti Soravia është vetëm emri simbolik i korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dhe ai e bashkëpunëtorët e tij janë ata që me korrupsionin e tyre, duke përvetësuar në mënyrë të paligjshme miliona euro nga qytetarët, janë bërë shkaktarët e vërtetë të shpërnguljes masovike të qytetarëve tanë nga vendi.
Prandaj, ne sot në mënyrë simbolike i kemi sjellë këtu mbetjet e familjeve që na kanë braktisur ndërkohë. Secila familje që ka ikur për shkak të këtyre politikanëve të korruptuar ka lënë pas vetes çanta, libra, fletore e lodra fëmijësh, duke kërkuar një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Këto ne sot po ia lëmë këtu pronarit të Soravia-s, që t’i ketë si kujtim nga të gjitha ato familje që ai dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë përzënë nga vatrat e tyre. Le ta dijë gjithë opinioni se mbi 300 mijë njerëz janë shpërngulur nga Maqedonia e Veriut vetëm nga viti 2002. Kaq na ka kushtuar pasurimi i familjes Ahmeti e Grubi.
Që të ndalet ky trend negativ dhe ky eksod, jemi këtu ta tërheqim vërejtjen se 8 maji i vitit 2024 është çasti i fundit kur ne do ta vizatojmë udhën tonë europiane jo duke ikur në Europë, por duke e sjellë Europën në vendin tonë. Ne në BE – të korruptuarit në burg! – thonë nga Lidhja Europiane për Ndryshim
Postimi i kaluar
Protesta para Qendrës Tregtare “Soravia”, LEN vendos lodra në rrugë
Postimi tjetër
Çfarë duhet bërë për të luftuar varësinë nga mediat sociale?
Ju gjithashtu mund të pëlqeni