Bashke

Limani: Gjykata pranoi ankesën e koalicionit VLEN për “tren bullgar” në Likovë, u dëshmua inzheneringu zgjedhor i BDI-së (VIDEO)

Valbon Limani nga koalicioni vlet sot në konferencë për shtyp shfaqi vendimin e Gjykatës Administrative ku pranohet ankesa e koaliconit VLEN në lidhje me mbushjet e kutive në Likovë.

“Gjykata Administrative e ka pranuar ankesën e Koalicionit VLEN në lidhje me vendvotimin në Likovë, ku pati mbushje të kutisë nga ana e njerëzve të afërt të bartësit të listës së BDI në këtë zonë, përmes teknikës së njohur si “tren bullgar. Në vendimin e gjykatës thuhet se padia e kandidatit në zgjedhjet presidenciale 2024, Arben Taravari, pranohet”, u shpreh Limani.

Sipas Limanit, me këtë u dëshmua inzhineringu zgjedhor i BDI-së në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe ftoi organet kompetente të veprojnë në mënyrë që përgjegjësit e vjedhjes së votës të dalin para drejtësisë.

“Pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, regjimi i BDI-së do të shembet. Koalicioni VLEN si qeveri e ardhshme, zotohet se do të sanksionojë çdo përpjekje të pushtetit në ikje për të vjedhur apo blerë vota”, u shpreh Limani.

(3) Facebook

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë