Facebook ka prezantuar një veçori të quajtur “Link History” në aplikacionin e platformës që mban gjurmë për të gjitha faqet e internetit që vizitoni brenda në platformë, dhe mund të shikoni se çka keni klikuar për periudhën e 30 ditëve të fundit.
Përdoruesit e Facebook-it thuhet se po u jepet një dritare brenda aplikacionit që i informon ata për veçorinë e linqeve, dhe u jep atyre shans për ta çaktivizuar atë.
Me këtë veçori ju mund ta dini se cilat linqe keni klikuar në platformë, për periudhën më të fundit 30-ditëshe.