Bashke

Me “dorën sa një lopatë” / Kush është fermeri më i gjatë në botë Me “dorën sa një lopatë” / Kush është

Me “dorën sa një lopatë” dhe gjatësinë 240 cm, Sukhdev Singh është fermeri më i madh në botë.

Ai ia atribuon rritjen e tij qumështit të freskët të fermës së tij. Sukhdev Singh është banor i qytezës Fatehgarh Sahib, krahinës me 30 milionë banorë Punjab, në Indi.

36-vjeçari ka peshë trupore 170 kilogramë dhe numër këmbe 52.

Për arsye të përmasave jashtë serie, fermeri indian nuk mund të blejë veshje apo këpucë në dyqane, por duhet t’i porosisë ato.

Gjithashtu, Sukhdev Singh ka probleme me transportin publik. Për shkak të përmasave gjigante, nuk mund të hyjë në autobus apo makinë, pasi koka i godet tavanin.

Fermeri gjigant Sukhdev Singh ndjehet krenar për veten pasi e pëlqen famën dhe njerëzit që ndalojnë për të bërë foto me të.

Pavarësisht gjatësisë së tij, indiani nuk arrin gjatësinë e turkut rekordmen të Guiness-it Sultan Kosen, ata kanë rreth 30 cm diferencë./ CNA

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë