Bashke

Mexhiti: Gashi është një nga politikanët e rrallë që nuk ka asnjë afer korrupsioni, ky është modeli që VLEN e promovon

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, pjesë e koalicionit VLEN, ka arsyetuar përzgjedhjen e tyre që Afrim Gashi të jetë kryetar i Kuvendit.
Ai tha se Gashi ka përvojë tetë vjeçare dhe tani ky është mandati i tij i tretë që po merr besimin e qytetarëve.

“Afrim Gashi është një nga politikanët e rrallë i cili nuk është përmendur në asnjë aferë korrupsionit edhe pse partia e tij ka qenë në pushtet. Ky është modeli të cilin e promovon VLEN-i. Ju ftojë të gjithë ta votoni këtë kandidaturë, dhe për përkrahët një politikanë i përgjegjshëm”, u shpreh Izet Mexhiti, raporton SHENJA.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë