Bashke

Mexhiti: Në qeverinë e përkohshme të ketë ministra që i takojnë opozitës shqiptare

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se Lidhja Europiane për Ndryshime në takimin e sotëm të liderëve në Kuvend ka kërkuar që opozita shqiptare të ketë ministra në qeverinë teknike, shkruan TV21. Mexhiti gjithashtu tha se kanë kërkuar që në zgjedhjet diaspora të ketë mundësi të votojë në mënyrë elektronike, ose me postë.

https://www.facebook.com/watch/?v=1783886562121648&t=4

“Tanimë dmth kërkojmë që në qeverinë e përkohshme të ketë ministra që i takojnë opozitës shqiptare, që ne të kemi kushte të barabarta edhe për të krijuar një ambient për zgjedhje fer dhe demokratike. Kemi edhe qëndrimin tonë për diasporën, pra kërkesa e opozitës shqiptare është që diaspora e RMV-së t’i mundësohet të votojë me postë apo në mënyrë elektronike”, tha Izet Mexhiti, kryetar i LD-së, që është pjesë e LEN./tv21.tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë