Bashke

Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

Lideri i LD Izet Mexhiti thotë se për qeverinë e re te Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin.

“Për qeverinë e re te Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin.
VLEN, si koalicion i opozitës së bashkuar shqiptare, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, u konfirmua si bartës i legjitimitetit etnik të votuesve shqiptarë. Prandaj, pikërisht VLEN e rivendosi parimin ‘fituesi me fituesin’ të cilin në vitin 2016 e theu BDI, sepse sot vetëm VLEN është përfaqësues legjitim i shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Me këtë absolvohen të gjitha dilemat se kush e ka legjitimitetin për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të 8 majit”, ka shkruar Mexhiti. (INA)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë