Bashke

Mexhiti: Shumica po përgatit skenar për falsifikimin e zgjedhjeve

Në një intervistë ekskluzive dhënë televizionit A2 CNN, kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti shprehu shqetësimin nga rreziku i falsifikimit të zgjedhjeve parlamentare në pranverë dhe këtë e bazon në refuzimin e emërimit të anëtarit të shtatë të KSHZ-së nga opozita shqiptare.

Mexhiti më tej tha se duke pasur parasysh se partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE refuzon qeverinë teknike, Lidhja Evropiane për Ndryshim është e gatshme të merr përgjegjësinë për të propozuar kandidat për ministër të brendshëm, të financave dhe të Punës dhe Politikës Sociale, deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndryshe për momentin KSHZ ka 6 anëtarë, katër nga shumica dhe 2 nga opozita, ndërsa anëtar i shtatë deri në emërimin ministër ishte Krenar Lloga kur ASH ishte opozitë, për momentin ky vend mbetet i zbrazët sepse kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi refuzon t’ia ndan opozitës shqiptare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë