Bashke

Mickoski: Derisa Kovaçevski kërkon të mos politizohet rasti, drejtorët që i kanë emëruar janë fotografuar në selitë partiake

“Unë si njeri asnjëherë nuk i kam politizuar këto gjëra, sepse është çështje e fateve njerëzore dhe e vuajtjeve që përjetojnë familjet, por nuk mundem si person të mos ju kujtoj ato fushata që ka bërë LSDM në të kaluarën”. Këtë e tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes për zhvillimet në Onkologji.

“Ju kujtohet rasti i Tamarës së vogël, ju kujtohen rastet me ato stola që duhej të simbolizonin jetët e humbura dhe që u lanë para dyerve të kryetarëve të komunave nga radhët e OBRM-PDUKM-së, ju kujtohen protestat e Revolucioni shumëngjyrësh që abuzoi me jetë njerëzore për të marrë pikë të vogla”, tha Mickoski.

Ai theksoi se nuk është faji i tij që do drejtori i Onkologjisë shihet në selinë partiake të LSDM-së duke bërë trajnime apo drejtorin ekonomik nga BDI-ja duke u përqafuar nga kryesia e BDI-së”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë