Bashke

Microsoft kap hakerët e Kinës, Rusisë dhe Iranit duke përdorur mjetet e tij të Inteligjencës Artificiale

Hakerët e mbështetur nga shtetet sikurse Rusia, Kina dhe Irani kanë përdorur mjete nga OpenAI i mbështetur nga Microsoft për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për të mashtruar objektivat e tyre, sipas një raporti të publikuar të mërkurën.

Microsoft deklaroi në raportin e tij se kishte gjurmuar grupet e hakerëve të lidhura me inteligjencën ushtarake ruse, Gardën Revolucionare të Iranit dhe qeveritë kineze dhe koreano-veriore teksa përpiqeshin të përsosnin metodat e tyre hakuese duke përdorur modele të mëdha gjuhësore. Këto modele kompjuterike me Inteligjencë Artificiale gjenerojnë sasi të mëdha teksti për të kryer bashkëbisedime me njerëzit.

Gjiganti teknologjik e njoftoi zbulimin pasi vendosi një ndalim të plotë për grupet e hakerëve të mbështetura nga shteti që përdorin produktet e saj të Inteligjencës Artificiale.

“Pavarësisht nëse ka ndonjë shkelje të ligjit apo ndonjë shkelje të kushteve të shërbimit, ne thjesht nuk duam ata akterë që kemi identifikuar – që i gjurmojmë dhe e dimë se janë aktorë kërcënimi të llojeve të ndryshme – ne nuk i duam ata për të pasur akses në këtë teknologji”, tha nënkryetari i Microsoft për Sigurinë e Klientit, Tom Burt.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë