Bashke

Miliarderi australian dëshiron të ndërtojë anijen e re të Titanikut: Është më argëtuese sesa të numërosh paratë në shtëpi

Më shumë se një dekadë më parë, Clive Palmer zbuloi planet për ndërtimin e Titanikut, gjegjësisht një kopje të anijes që u përmbyt në vitin 1912.

Të njëjtën gjë e ka përsëritur edhe në vitin 2018, por asgjë konkrete nuk ka ndodhur. Së fundmi, miliarderi australian ka mbajtur një konferencë në Sydney dhe ka “ringjallur” sërish projektin e pazakontë.

Miliarderi është i sigurt se vizioni i tij do të realizohet, me premtimin se kompania që ai themeloi me qëllim – “Blue Star Line”, do të ndërtojë një anije të stilit superior.

Për momentin nuk dihet se cili kantier mund të realizojë projektin dhe i pyetur nga një gazetar se pse dëshironte të ndërtonte Titanikun II, Palmer u përgjigj, “është shumë më argëtuese sesa të ulesh në shtëpi dhe të numërosh paratë”.

Palmer shpjegoi se pandemia është fajtore për vonesën dhe ai shpreson se Titaniku i ri do të lundrojë në vitin 2027, raporton cnn.

Ai do të niset nga Southampton për në New York, duke përsëritur udhëtimin fatkeq të vitit 1912.

Mediat e huaja raportojnë se ndërtimi i anijes mund të kushtojë nga 500 milionë deri në 1 miliard dollarë. Titaniku i ri do të jetë 269 metra i gjatë dhe 32.2 metra i gjerë.

Hapësira për 2,345 pasagjerë do të shtrihet në nëntë kuverta me 835 kabina. Pothuajse gjysma do të rezervohet për klasin e parë.

Brendësia do të ishte e njëjtë me anijen origjinale, e kompletuar me sallë vallëzimi, pishinë dhe banjë turke. Një animacion 3D i gjigantit të ardhshëm u shfaq gjithashtu për publikun.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë