Bashke

Mira Murati, përkohësisht CEO – OpenAI pritet të afrojë Emmett Shear, Altman i bashkohet Microsoft

Kompania OpenAI, që ka sjellë në jetë ChatGPT, pritet të afrojë ish-CEO-n e Twitch, Emmett Shear, për të drejtuar kompaninë e inteligjencës artificiale, dy ditë pas shkarkimit të papritur të Sam Altman. Lajmi është konfirmuar nga CNBC. Emërimi i Shear është kthesa e fundit në një fundjavë kaotike për një nga startup-et me profilin më të lartë në planet. Bordi i OpenAI njoftoi të premten vonë se po largonte Altman dhe do ta zëvendësonte atë përkohësisht me shefen e teknologjisë, Mira Murati.

“Bordi drejtues i OpenAI, që vepron si organi i përgjithshëm qeverisës për të gjitha aktivitetet e OpenAI, njofton se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të largohet nga bordi drejtues. Mira Murati, shefe e teknologjisë, do të shërbejë si CEO e përkohshme, me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim. Shqiptarja Mira Murati është anëtare e ekipit drejtues të OpenAI prej pesë vitesh. Siç thuhet në njoftimin e kompanisë, Murati ka luajtur një rol kritik në evoluimin e OpenAI, në një udhëheqës global të Inteligjencës Artificiale.

Njoftimi thoshte se Altman “nuk ishte vazhdimisht i sinqertë në komunikimet e tij me bordin”. Në lidhje me emërimin e Shear, lajmi është konfirmuar për CNBC nga një person i afërt me çështjen, i cili nuk ka preferuar të identifikohet për shkak se diskutimet janë ende konfidenciale. Një zëdhënës i OpenAI nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Edhe një zëdhënës i OpenAI nuk ju përgjigj menjëherë një kërkesë për koment.

Menjëherë pas njoftimit të bordit të Premten, një grup investitorësh të mëdhenj, duke përfshirë Microsoft, Tiger Global, Thrive Capital dhe Sequoia Capital filluan të punojnë për të ndryshuar situatën. Asnjë nga ato firma nuk ka vende në bord dhe u zunë në befasi nga vendimi i bordit.

Në një postim në rrjetin social X, dikur Twitter, të shtunën vonë në mbrëmje, Altman shkroi, “Unë e dua shumë ekipin e OpenAi”. Mira Murati ishte një nga shumë punonjësit e OpenAI që u përgjigj me një shenjë zemre.

OpenAI, i cili thuhet se ishte në bisedime muajin e kaluar për t’u shitur aksionet e punonjësve investitorëve me një vlerësim prej 86 miliardë dollarësh, ka marrë një popullaritet të madh gjatë këtij viti pasi lançoi “chatbot”-in ChatGPT në fund të vitit 2022. ChatGPT lejon përdoruesit të shkruajnë pyetje të thjeshta teksti dhe të marrin përgjigje të zgjuara që mund të çojnë në biseda më të thella.

Altman e ka udhëhequr kompaninë që nga viti 2019 dhe po shërbente edhe si drejtuesi më i lartë i kësaj kompanie, por edhe si fytyra publike e kërkimit dhe zhvillimit të produkteve të inteligjencës artificiale.

Ndryshe nga shumica e “startup”-eve të Silicon Valley, OpenAI nuk ishte e strukturuar si një korporatë tipike, pasi pjesa më e madhe e aksioneve janë të kontrolluara nga themeluesit. Përkundrazi, ishte pjesë e një organizate jofitimprurëse që filloi në vitin 2015. Bordi mbikëqyr këtë organizatë, e cila vepron si organi i përgjithshëm qeverisës për të gjitha aktivitetet e OpenAI. Ndërkohë, Emmett Shear dha dorëheqjen më mars si CEO i Tëitch, një kompani që ofron shërbime “streaming”, tashmë në pronësi të Amazon.

Në anën tjetër, duket se mes investitorëve dhe bordit po zhvillohet një luftë në distancë, në lidhje me postin më të lartë drejtues të OpenAI. Investitorët po bëjnë presion për të rikthyer Sam Altman si CEO, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje. Bashkëthemeluesi tjetër, Greg Brockman, i cili u shkarkua nga bordi pak minuta pas Altmanit, pohoi se të dy kishin mbetur të tronditur nga kjo që ndodhi. Bordi përbëhej nga vetëm 6 persona, përfshirë Altman dhe Brockman, çka do të thotë se për shkarkimin e tyre të beftë, kishin vendosur katër të tjerët.

Ndërkohë, në mëngjesin e së hënës, ka pasur të tjera zhvillime. Ish-CEO i OpenAI, Sam Altman, do t’i bashkohet kompanisë Microsoft për të udhëhequr një ekip të ri kërkimor për Inteligjencën Artificiale të avancuar, njoftoi shefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella. Ai tha në platformën X se Altman dhe ish-Presidenti dhe Kryetari i Bordit të OpenAI, Greg Brockman, së bashku me kolegët e tjerë, do t’i bashkohen Microsoft. Gjiganti i teknologjisë ka investuar miliarda dollarë në OpenAI dhe ka një partneritet të ngushtë teknologjik me kompaninë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë