Bashke

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu, më të bollshme dhe të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Në malet më të larta reshjet do të jenë bore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 17 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasdite në pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.

Vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale. Nesër dhe të martën në disa vende do të ketë reshje, të cilat herë pas here do të jenë më të bollshme dhe të rrëmbyeshme të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Për shkak të zbritjes së një mase ajrore më të ftohtë nesër, reshjet do të kalojnë herë pas here në borë dhe në male do të formohet një mbulesë e re bore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë