Aktivisti qytetar dhe këshilltari i kryeministrit Albin Kurti për Maqedoni, Bekim Qoku përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar vendin vakant në KSHZ që sipas tij i takon opozitës shqiptare, përcjell INA.
“Në rast se Talat Xhaferi, qysh tani, në detyrën e kryetarit të kuvendit, përpiqet të manipulojë zgjedhjen e anëtarit të ri në KSHZ, që i takon partive opozitare, çfarë mund të prisnim atëherë kur ai të votohet për kryeministër i qeverisë teknike e cila të vetmen detyrë e ka të organizojë dhe realizojë zgjedhje të lira, të drejta e demokratike. Rasti i emërimit të anëtarit të ri në KSHZ është prelud dhe paralajmërim për manipulim të zgjedhjeve.
Nuk e kuptoj as lojën e ASH-së që për këtë vend propozon një kandidat të tyre përmes Arianit Hoxhës, i cili në zgjedhjet 2020 ka qenë po ashtu pjesë e pushtetit. Me këtë ata përgënjeshtrojnë veten, që gjoja anëtari i ri u takon atyre, sepse ata kanë qenë në opozitë kur u zgjodh”, ka shkruar Qoku. (INA)