Bashke

“Rrini rahat, Serbia nuk ka qare pa i lëshuar autobusët, ndërsa shërbëtorët shqiptarë të Vuçiqit, do t’i humbin zgjedhjet”

Lideri i LD-së Izet Mexhiti ka reaguar për ndalimin e shqiptarëve nga policia serbe në kufirin Serbi-Kroaci.

“Vuçiqi paska dhënë urdhër të ndalohen autobusët me shqiptarë nga Kosova. Si zakonisht, Serbia kapet me shqiptarët e pafajshëm.

A do të vazhdojë Aliu të thërrasë rroftë populli sërb? A do të vazhdojë ministri i jashtëm Bujar Osmani të çojë përpara planet e Serbisë?

Rrini rahat, Serbia nuk ka qare pa i lëshuar autobusët, ndërsa shërbëtorët shqiptarë të Vuçiqit, do t’i humbin zgjedhjet.

Kombi VLEN!”, ka shkruar Mexhiti. (INA)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë