Bashke

Së shpejti mesazhet në “Instagram” mund t’i lini “seen” dhe s’do ta kuptojë askush

Kompania e aplikacionit “Instagram” po teston një opsion që lejon përdoruesit të mos tregojnë nëse e kanë lexuar mesazhin. Në këtë mënyrë, nëse mesazhi është lexuar, dërguesi nuk do të shohë etiketën “parë” (seen) poshtë tij.

Marck Zuckerberg dhe Adam Mosseri e kanë dhënë njoftimin në kanalet e tyre në “Instagram”.

“Morëm përshtypjet tuaja dhe nisëm të testonim një opsion të ri që ju lejon të hiqni etiketimet në mesazhet tuaja. Shumë shpejt, përdoruesit do të mund të zgjedhin kur do t’i lejojnë të tjerët të shohin se e kanë lexuar mesazhin e tyre”, shkroi Mosseri.

Së shpejti mesazhet në "Instagram" mund t'i lini

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë