Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Braverman është shkarkuar nga detyra. Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja britanike “The Guardian”.
Shkak i shkarkimit të saj dyshohet se janë bërë etiketimet që Braverman bëri për protestat pro Palestinës.
Suella Braverman u shkarkua nga detyra nga Kryeministri Rishi Sunak dhe nuk iu dha asnjë post tjetër.
Sipas raportimeve, Kryeministri Sunak po bën një riorganizim të qeverisë.
Sekretarja Braverman është bërë edhe më herët objekt diskutimi me komentet që ka bërë për shqiptarët disa muaj më parë, të cilët i konsideroi si pushtues dhe kriminelë, deklarata të cilat ngjallën edhe reagimin e Kryeministrit Rama dhe të komunitetit shqiptar në Britani./tvklan.al