Bashke

Shkenca: Çajit nuk keni nevojë t’i shtoni sheqer për t’ia përmirësuar shijen

Për disa, mendimi i pirjes së çajit pa sheqer është diçka e paimagjinueshme

Por, sipas një studimi të ri, një lugë sheqer nuk është e nevojshme për ta shijuar një gotë çaj.

Të paktën ky ka qenë rezultati i një analize njëmujore nga hulumtuesit londinezë, të cilët ua kanë ekzaminuar shprehitë e pirjes së çajit 64 meshkujve, të cilët zakonisht e kanë pirë çajin me sheqer.

Pjesëmarrësve u ishte kërkuar që ose të ndalonin së shtuari sheqer në çaj, ose ta reduktojnë gradualisht sasinë e sheqerit që e shtojnë, ose të vazhdojnë të pinë çaj me sheqer, transmeton Telegrafi.

Pas katër javësh, hulumtuesit kishin zbuluar se ata të cilët kishin ndaluar së shtuari sheqer ose e kishin zvogëluar sasinë e sheqerit, prapëseprapë e kishin shijuar në maksimum çajin.

Me përfundimin e eksperimentit, 42% e meshkujve që kishin qenë në grupin e atyre që gradualisht e kishin zvogëluar sasinë e sheqerit, kishin ndaluar krejtësisht t’i shtojnë çajit sheqer. 

Autorët e studimit kanë konstatuar se konsumimi i tepërt i sheqerit është problem i shëndetit publik dhe sheqeri në pijet e zakonshme kontribuon jashtëzakonisht shumë në rritjen e sasisë së sheqerit që e konsumojmë.

Përndryshe, britanikët i konsumojnë rreth 700g sheqer në javë, sasi e cila është e barabartë me 140 lugë çaji për person. Kjo sasi e tejkalon shumë sasinë e lejuar ditore, e cila i bie rreth 210g në javë apo 30g në ditë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë