Bashke

Shqipëria e para që siguron Evropianin, ja si është renditja tabelare në Grupin E

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm. Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”.

Heroi i Shqipërisë në këtë përballje ishte sulmuesi, Sokol Cikalleshi që shënoi golin e vetëm për kuqezinjtë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 25-të. Kjo është hera e dytë që Kombëtarja e Shqipërisë kualifikohet në Kampionatin Evropian të futbollit. Hera e parë ishte në vitin 2016.

Shqipëria me barazim ndaj Moldavisë ka 14 pikë në pozitën e parë, tri më shumë se Çekia dhe katër më tepër se Polonia. Moldavia është e katërta me 10 pikë. Tri ditë më vonë, Shqipëria e luan ndeshjen e fundit të kualifikimeve, atë kundër Ishujve Faroe, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë