Bashke

Shurupi natyral kundër kollës, kjo është receta

Mjalti është një nga produktet më të përdorshme dhe më efikase kundër kollës. Por ai ka një konkurrent të fortë.

Bëhet fjalë për limonin jeshil, agrumen kokërrvogël, e cila është e mrekullueshme kundër kollës.

Limoni jeshil dhe lëngu i tij janë efikasë kundër kollës që në përdorimin e parë.

Në bashkëpunim me mjaltin, ai transformohet në aleatin tuaj më të fuqishëm.

Përse ju duhet limoni jeshil në stinën e gripit

Limoni jeshil është një agrume e pasur me vitaminë C, beta karoten, flavonoidë, limonoidë dhe acid folik. Limoni jeshil ka më shumë acid citrik se çdo agrume tjetër.

Ky acid shpërbën sekrecionet e kollës dhe rrjedhimisht nevoja për t’i nxjerrë ato zbutet. Mjalti ka aciditet gjithashtu, por edhe lagështi që e zbusin fytin e acaruar nga kolla.

Kombinimi i fortë kundër mikrobeve

Mjalti me limonin jeshil janë një kombinim fitimprurës kundër kollës, por edhe mikrobeve. Një studim i vitit 2006 zbuloi se lëngu dhe lëkura e frutit janë magjikë në parandalimin e përhapjes së baktereve dhe mykut.

Një studim tjetër i vitit 2011 zbuloi se vetëm limoni jeshil arriti të parandalonte rritjen e baktereve të rrezikshme tek ekstraktet e testuara bimore. Mjalti, xhenxhefili dhe hudhra nuk ishin po aq efikasë sa kjo agrume.

Limoni jeshil dhe mjalti kundër kollës

Autoritetet mjekësore britanike publikuan disa udhëzues në vitin 2006 duke këshilluar përdorimin e limonit jeshil dhe mjaltit si një kurë natyrale kundër kollës akute te të rriturit.

Kujdes

Kolla është një simptomë shoqëruese e disa sëmundjeve përfshirë problemet me zemrën.

Mos u përpiqni të shëroni kollën kronike me kura natyrale. Nëse kolla shoqërohet me sekrecione të verdha, jeshile, ose me njolla gjaku, konsultohuni menjëherë me një mjek.

Nëse me kollën ju nxirrni gjak ose substanca të madhësisë së një kokrre kafeje, keni vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë