Bashke

Sot hidhet shorti për grupet e Euro 2024, Shqipëria mëson fatin e saj

Sot (e shtunë) do të hidhet shorti për grupet e Kampionatit Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Përveç Gjermanisë nikoqire, deri tani janë kualifikuar edhe 20 kombëtare për Kampionatin Evropian.

Në mesin e tyre gjendet edhe kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa tri vendet e mbetura do të plotësohen përmes ndeshjeve “play-off” në muajin mars.

Të gjitha këto kombëtare do ta mësojnë fatin e tyre gjatë ditës së sotme, e shtunë, 2 dhjetor, me shortin që do të tërhiqet nga ora 18:00 në Elbphilharmonie të Hamburgut.

Kombëtarja Shqiptare ndodhet në vazon e dytë, dhe do të shortohen me nga një skuadër në grup të secilës prej tre vazove të tjera.

Nuk përjashtohet që kuqezinjtë të shortohen në një “grup të vdekjes”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë